Avokati i Veselit kundërshton Prokurorinë: Nuk do të lejojmë një gjyq të padrejtë

17.12.2020 14:33:28

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i ish-eprori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli ka kundërshtuar Prokurorinë e ZPS-së, që gjykimi të fillojë pas tre muajsh pasi të kenë të gatshme dosjen paragjyqësore.

Emmerson ka thënë se nuk do të lejojnë një gjykim të padrejtë.

“Kjo nuk është vetëm qesharake, por edhe absurde. Duhet të ndalet kjo gijotinë e Prokurorisë. Ajo që Tiger sapo tha, është shqetësim mjaftë i rëndë. Habitem se si prokuroria i jap këto përgjigje. Është një parashtrim shokues, ka vetëm një arsye, që të kufizojë mundësinë e mbrojtjes për përgatitje, në qoftë se rregullat thonë që për një gjykim mbrojtja duhet të ketë pak kohë për përgatitje është në rregull, por nuk e thonë. Afati përcaktohet nga kompleksiteti i rastit.

Gjyqi të fillojë pas tre muaj është qesharake, është gjyq i padrejtë, nuk do ta lejojmë qe të ndodhë. Nuk është çështje negociatash apo vendimesh është e drejta bazë për të pasur një gjyq të drejt.  Gjyqi duhet të fillojë pasi mbrojtja të jetë përgatitur” tha ai.

Emmerson tha se është në interes të drejtësisë ta ndajnë detyrën e prokurorisë nga Gjyqi dhe pastaj ta lejojnë mbrojtjen të përgatitet sipas nevojës së hetimeve.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Ndër të tjera, në pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në lokacione si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera.