Avokati Koci: Gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, janë zero

05.01.2017 16:17:44

Avokati Arianit Koci, mendon se gjasat që lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar të mërkurën nga autoritetet franceze, të ekstradohet në Serbi, janë zero.

“Gjasat janë zero që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Disa gazetar serb të afërt me struktura të sigurisë, po përhapin dezinfomata. Lufta speciale e Serbisë po vazhdon”, ka shkruar Koci në Facebook.