Avokati Koci: Jemi primitivë dhe mashtrues, dikush e falsifikoi edhe datëlindjen e komandantit legjendar

18.08.2018 23:09:33

Avokati kosovar Arianit Koci, ka shprehur mllefin e tij lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj, i cili kishte përgatitur aktakuzë kundër personave përgjegjës për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së, por edhe për zhvillime të tjera.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se jemi popull primitiv dhe rrenc, “Madje, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si duket dikush e ka falsifiku, për arsye krejt banale: heroi i ynë kinse ka lindur me datën 28 nëntor 1955”.

Postimi i plotë i avokatit Koci:

“Jemi popull primitiv, rrenc dhe mashtrues (ka përjashtime).

Ngjarjet e ditëve të fundit po e dëshmojnë këtë.

Madje, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si duket dikush e ka falsifiku, për arsye krejt banale: heroi i ynë kinse ka lindur me datën 28 nëntor 1955.

Mu me 28 nëntor!

Në fakt, ai paska lindur me 10.10.1955, sipas hulumtimit që e ka bërë z. Spahiu.

Katastrofë çfarë mentaliteti jemi.

Nëse ky falsifikim ka ndodh, turp për neve!

Pse britanezët janë shumë para nesh?

Së pari se janë të ndershēm dhe të sinqertë.

Prej fëmijërisë mësohen që nuk është rrena dhe mashtrimi virtyt.

Arti, djali, i ka musafir disa shokë nga Londra.

Intelektual të rinj.

Secili ka qenë student i dalluar.

Por, çka vërehet më kontakt të parë me ata?

Sinqeriteti dhe ndershmëria.

Natyrisht, edhe shkollimi jashtëzakonisht kualitativ” (sic.). ka shkruar Koci.

Publicisti Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook ka ngritur dilemën se dikush e ka falsifikuar datëlindjen e komandatit legjendar Adem Jashari.

Sipas Spahiut, Adem Jashari  u lind me 10 tetor 1955 e jo më 28 nëntor 1955. Ai kërkon që të gjendet falsifikatori i rrezikshëm dhe të dënohet.