B. Dortmund, pas Sahin edhe Kagawa drejt rinovimit

03.05.2017 11:03:56

Pas rinovimit të Nuri Sahin me Borussia Dortmund, mund të vijë edhe ai i Shinji Kagawa. Lojtari japonez së fundmi ka fituar besimin e Thomas Tuchel, duke ndryshuar statusin e tij, nga një futbollist i shitshëm, në të rëndësishëm për ekipin. Ishte Drejtori Sportiv, Michael Zorc, që në një intervistë të dhënë la të kuptohet se verdhezinjtë kanë nisur punën për kontratën e re me Kagawa, me aktualen që i përfundon sezonin tjetër. /supersport.al/