B. Munich mendon kthimin e Mario Gomez

24.04.2017 20:07:47

Bayern Munchen do të bëjë një goditje në sulm në merkaton e verës për të patur në skuadër një alternativë të vlefshme për Robert Lewandowskin. Dëmtimi i polakut vuri jo pak në vështirësi bavarezët ndaj për të shmangur situata të tilla drejtuesit po mendon për Mario Gomez. Bomberi gjerman e njeh mirë ekipin bavarez ku ka luajtur 4 sezone nga viti 2009 deri në 2013-ët. 31-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me Wolfsburgun dhe nuk do të refuzontë një rikthim te Bayerni ku mund të fitojë sërish trofe të rëndësishëm.