Babai i Astrit Deharit tregon se kush janë ekspertët e ri që do kryejnë hetime për vdekjen e djalit

25.02.2017 13:09:10

Babai i ish- aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, Avni Dehari në një konferëncë të mbajtur për media ka bërë të ditur ekspertët e ri që do të kryejnë hetime për rastin Astri.

Ai tha se do të jetë një nga Qendra Universitare në Cyrih të Zvicrës, dhe kjo i’u është konfirmimin nga qendra se do të hetojnë rastin.

“Ju e dini se janë bërë hetime nga institucionet tona lidhur me vdekjën e të birit. Ne nuk jemi pajtuar me konkludimet që kanë zgjedh ekspertët. Dhe kemi angazhuar ekspertë të pavarur.”

“Meqë Kuvendi mori vendimin që të lejohet të bëhen hetime të pavarura. Ne jemi të angazhauar që të sjellim hetues të pavarur. Kemi kontaktuar me Qendra Universitare në Bern në Cyrih dhe jemi përcaktuar që të ia ndryshojmë ekspertët dhe hetuesit të Qendrës Universitare të Pjesës Franceze. Unë kam qenë personalisht dhe kam kontaktuar me ta. Ata kanë pranuar të merren me hetime të pavarura.