Bahtiri thotë se përfundimisht s’do të ketë koalicion mes VV-së dhe LDK-së

30.08.2019 22:21:15

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili nga AKR ka aderuar sëfundi në Vetëvendosje, ka thënë se s’do të ketë sonte një koalicion me LDK-në.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Përfundimisht u konfirmua se nuk ka asnjë koalicion mes partive kryesore, gjë që i garanton fitoren madhështore Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai.

Bahtiri beson se qytetarët do ta votojnë Albin Kurtin për Kryeministër.

“Kosova tashmë e ka Kryeministrin në ardhje, që po e mbështesin qytetarët më shumë se gjithsecilin para tij. Urime Albin Kurti, Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahiri