Bajgora: Vokrri erdhi pa shenja jete në emergjencë

09.06.2018 14:22:30
Specialisti i mjekësisë emergjente, Avdush Bajgora, ka thënë se Fadil Vokrri kishte ardhur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, dhe se ata vetëm e kanë konfirmuar vdekjen e tij.

“Mund të japim një lajm jashtëzakonisht të hidhur për ish-futbollisitn dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka ardhur [në emergjencë] pa asnjë shenjë jete”, ka thënë Bajgora për mediat”.

“Sipas mjekut kujdestar i cili e ka trajtuar Fadil Vokrrin, doktor Musli Gashi, pacienti ka qenë pa asnjë shenjë jete, dhe ne vetëm e kemi konfirmuar vdekjen”.