Bajram Gecaj: Deklaratat e Shpend Ahmetit të papërgjegjshme

12.08.2016 19:29:08

Të papërgjegjshme, i quan Bajram Gecaj, zëvednsëminsitër i MAPL-së deklaratat e fundit të Shpend Ahmetit, pasi që ai bën deklarata për çështje nacionale, e nuk merret “me atë për çak e ka zgjedh populli”. Z. Gecaj, e quan Shpend Ahmetin “njeri që s’ka bërë asgjë për Komunën e Prishtinës”.

“I konsideroj deklaratat e tij të papërgjegjshme prej një njeri i cili s’ka bërë asgjë në Komunën e Prishtinës, i cili për çdo ditë jep deklarata të çështjes nacionale, në vend se të merret me atë për çka e ka zgjedh populli – pra, të merret me problemet e që janë të shumta të Komunës, e për të cilat ai s’ka bërë asgjë më shumë se ato kiflet dhe kungjat që i ka ngjit”.