Bajram Gecaj e quan PAN-in “klub keqbërësish legjitim”

17.08.2017 11:51:36

Bajram Gecaj këshilltari i kryeministrit në largim, ka thënë se nëse PAN-i arrin me formu qeverinë, atëherë kjo qeveri do të jetë qeveri e cila që në start do të ngrihej kryekëput mbi një bazë shantazhuese e korruptive.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson që askush nga koalicioni LAA nuk do t’i bashkëngjitet një “klubi” të tillë “keqbërësish legjitim”.

Postimi i plotë:

“Legjitimimi i shantazhuesve PAN(numra)
Nëse u ecë, PAN(umra) do të jetë qeveri e cila që në start do të ngrihej kryekëput mbi një bazë shantazhuese e korruptive. Përpjekja e tyre për të siguruar vota me çdo kusht është përpjekje e cila sa më shumë që kalon koha aq më shumë stërkeqet. Si e tillë, krimin, korrupsionin, shantazhin, reketin…. në një far mënyre PAN i “legjitimon” duke i ngritur në parimësi punë e metode. Kështu për herë të parë do t’u jepte edhe “mbulese legale”. Nga një krijesë e tillë askush nuk mund të pret qeverisje me duar të pastra….unë sinqerisht dua të besoj dhe të shpresoj që askush nga LDK-AKR-ALTERNATIVE nuk do t’i bashkëngjitët një “klubi “ të tillë “keqbërësish legjitim”….”(si