Bajram Gecaj e quan qyqarllëk heshtjen e Thaçit, Veselit e Haradinajt, ndaj Edi Ramës që i quan lopë

02.02.2018 14:42:56

Bajram Gecaj e quan të paprecedent adresimin e Edi Ramës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt me një frazeologji që ua tërheq vërtjen që të mos bëhen si lopët që derdhin qumshtin.

Në një postim të tij në facebook, z. Gecaj, më tej e quan qyqarllëk mosregaimin e tre bartësve të tre institucioneve kryesore të shtetit ndaj këtijn adresimi.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

“Krahasimi i liderëve me lopët, Zyra e Haradinajt pa fjalë për deklaratat e Ramës”

Një krahasim i tillë, nga një udhëheqës i tillë i lartë, pa marrë parasysh a ka të drejtê a jo, është i paprecedentë dhe tej mase denigrues për vendin dhe institucionet që përfaqësojnë ata individë! Por edhe strukja dhe mos-nxjerrja bash e asnjë fjale është qyqarllëk i kulluar dhe përfaqësim i padenjë i vendit dhe i atyre institucioneve! Unë nuk jam i befasuar as me njërën e as me tjetrën!