Bajram Gecaj: Ministri i Milosheviqit e di se Serbia e ka humbur Kosovën

10.08.2016 09:54:31

Zëvendësminstri i MAPL-së, Bajram Gecaj ka reaguar me një postim në facebook lidhur me deklaratat e Vuçiqit për “Trepçën”, Ujmanin dhe Brezovicën, duke kujtuar se është po ky Vuçiq që si ministër i Milosheviqit, thoshte se kurrë nuk do ta lëshojmë Kososvën, por ato janë pjesë të Koosvës. Po ashtu, ai kujton se Serbia pikërisht për “Trepçën”, por Ujmanin dhe Brezovicën ishte munduar të zhbënte popullatën e Kosovës.

Të plotë postimin e z. gecaj mund ta lexoni më poshtë:

“Është mu Kryeministri Vuçiq ai i clili para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën. Duket se tani ka zbritë në zotime shumë më modeste se atëherë, por të cilave as vet ai nuk u beson. Trepça, Ujmani e Brezovica janë asete të mu asaj Kosove së cilës ai, si ministër i atëhershëm i kasapit të Ballkanit, mundohej t’ia zhbënte popullaten…kanë dështuar atëher dhe do ta pësojnë prapë….”