Bajram Gecaj: Ramush Haradinaj, të shtiesh me armë është shkelje ligjore!

27.12.2017 18:58:39

Bajram Gecaj ka komentuar çështjen e përdorimit dhe të shkrepjes me armë, e të cilën kryeministri Haradinaj e relativizon në çështje tradite, por që sipas tij megjithatë muk bën nder.

Z. Gecaj e konsideron shkrepjen me armë shkelje të ligjit e jo çështje nderi.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

Ramush Haradinaj: “E kam përmendur edhe në një intervistë se qitja me armë është traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, POR KJO NUK NA BËNË NDER. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera.”

Nuk është kjo punë nderi o Kryeministër, por është shkelje flagrante ligjore! Është vërtetë tragjike për ne si shoqëri ta dëgjojmë Kryeministrin e vendit të inkurajoj veprime të tilla primitive të së kaluarës. Tanimë është bërë e qartë se e tëra që mund të bëj kjo qeveri është vetëm prapakthimi!