Bajram Gecaj sjell fakte për parregullësitë e komunës së Prishtinës në prokurime

09.12.2016 10:33:09

Zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj i ka reaguar “Politico”-s lidhur me prokurimet në komunën e Prishtinës. Me këtë rast, z. Gecaj sjell fakte konkrete të problemeve në fushën e tenderimit në këtë komunë.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

“FLASIN FAKTET

“Politico” sigurisht nuk di gjë per inicimet e prokurimit për punë pa projekte

Auditori Përgjithshëm në 3 raste gjen se Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat e prokurimit pa plane të detajuara të ndërtimit. Fjala është për projektet si vijon:

1) Ndërtimi i rrugëve dhe kanalizimit në lagjen “Përroi i Njelmët”;

2) Ndërtimi i rrugëve dhe kanalizimit për lagjen Arbëria”;

3) Ndërtimi i rrugëve dhe kanalizimit për lagjen Arbëria dhe Qemal Stafa”

Për të tri rastet, procedurat e prokurimit janë zhvilluar në kundërshtim me nenin 4 të Udhëzimit Administrativ 01/2014 të KRPP-së, që përcakton se “Autoriteti Kontraktues është përgjegjës për hartimin e Projektit Ekzekutiv i cili në mënyrë mandatore duhet t’i bashkëngjitet specifikacionit teknik të dosjes së tenderit”. Sipas po të njëjtit nen, “asnjë Autoriteti Kontraktues nuk i lejohet që të lëshoj dokumentacionin e tenderit pa bashkëngjitur përshkrimin e hollësishëm të projektit”.

Rreziku: Mos hartimi i projektit zbatues rrezikon që gjatë realizimit të projekteve kapitale të pranojmë cilësi të dobët të punëve, vlerë të ulët për para, shkelje të standardeve për ndërtim në përsëritje të punëve dhe punë shtesë të pa parapara.

Rekomandimi: Kryetari të siguroje se shërbimi i prokurimit do të zbatoj në mënyrë strikte kërkesën që para fillimit të secilës procedurë të prokurimit për punë/ndërtim të është bërë hartimi i projektit ekzekutiv të ndërtimit.”