Bajram Gecaj thotë se muri nuk rrëzohet në kokat e VV-së

05.02.2017 18:09:59

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj që ishte shumë i angazhuar në procesin e rrënimit të murit, i ka reguar Faton Topallit të VV-së, i cili në profilin e tij kish bërë paralelizëm ndëmrjet murit dhe Qeverisë, përkatësisht kishte pyetur: “Muri ra, kur Qeveria?”.

“Topalli: Muri ra, kur Qeveria?

Këtyre anarkistëve duket se ju ka zvoglu truni…veç rrëzimin e Qeverise e “fiqirojnë”….ndërsa muri në kokat e tyre assesi të rrëzohet….” – thuhet në reagimin e shkurtër të z. Gecaj.