BAKLLAVAJA …DHE BAJRAMI

03.06.2019 18:33:12

Nha: Luan Lumeka Kalana

…bakllavaja, Mbretëresha e ëmbëlsisë -Kush ty të ka shpikur, të ka lindur, Cilët ty njerëz të kanë emërtuar? ti ke si shenjtorët, një ditë të shënuar, Bajrami ,një feste popullore të bekuar. Kalova male, oqeane,me ballon e vapor, shkuam nomadë edhe prapa diellit, në tërë gjuhët e botës ke një emër, Bakllava dhe në shqipen e ëmbël. Njerëzia me ty kanë rënë në sevda, kush ty, moj mbretereshë, nuk të ha? Kur pyetën sulltanin për kë përgjërohet? “Dua për nuse vajzat më të bukura, mos harroni, dhe një tepsi me bakllava!” Lypsari që dëgjoi, u lut e tha: “I lutem Zotit, të mos vdes, i pangopur nga kjo jetë, një kafshore bukë të ha, ëndërr të shoh një bakllava!” Dëshira ime sublime për çdo familje t’i jap nga nje thelë bakllava fëmijëve, nga duart e nënës dhe gruas shqiptare, vetë i ngopur , jam me pak thërrime.