Balla: Partiza e Blushit, pjellë e PD. Kërkon të rrëzojë Ramën dhe PS njësoj si Saliu

02.11.2016 13:20:11

Deputeti socialist, Taulant Balla përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook ironizon partinë e re të deputetit të larguar nga PS, Ben Blushi, LIBRA e themeluar ditën e djeshme, duke e cilësuar si pjellë të PD. Sipas Ballës, partia e Blushi ka vetëm një qëllim; rrëzimin e  Ramës dhe PS, njësoj si Saliu.

“Partia Demokratike pershendet pjellen e saj te shumepritur, partizen e Ben Blushit! I cili sic thote edhe PD permes Astrit Patozit, ka vetem nje qellim:

Rrezimin e Edi Rames dhe Partise Socialiste!

Pra ka te njejtin qellim si Saliu, Luli dhe gjithe kundershtaret tane te deshperuar. Aq te deshperuar sa edhe Ben Blushin e shikojne si shpëtimtar”, shkruan Balla.