Ballkania ortodokso-islamike ide antishqiptare

29.09.2018 16:55:09

Nga Ahmet Asani

Nëse kësaj radhe Hashim Thaçi është kah e flet të vërtetën, atëherë marrëveshja përfundimtare po del të jetë “Ballkania”!
Nga që Serbia e ka të pamundur ta bëjë Konfederatën Ballkanike me Kosovën, atëherë me siguri që Serbia është marr vesh edhe me shtete tjera, por që tani për tani po heshtin! Pro Ballkanisë mund të jetë edhe Shqiperia! “Republika Srpska” po se po, po edhe Maqedonia e Mali i Zi mund te jenë pro konfederates me Serbi!

Nëse Franca e Turqia kanë arritur ta bindin Trampin pro Konfederatës Ballkanike, atëherë vërtetë i madh e i vogël në vend e diasporë duhet të ngritemi kundër Ballkanisë! Idenë e vjetër të Serbisë për Konfederatë Ballkanike, po e përdor Vuçiçi për ta nxjerr Serbine “me fytyrë” si fitimtare! Pro Ballkanisë ka qenë edhe “Mandela i Ballkanit” Adem Demaçi, është edhe Qosja, kurse Thaçit e vetmja gjë që i intereson është ta shpëtoj bishtin e vet!