Banda frymore, koncerte në sheshet e Tiranës

14.06.2017 12:30:11

Qendra Kulturore Tirana në bashkëpunim me APR organizon koncertin “Tinguj nën Yje” të Bandës Frymore të Qytetit me pjesëmarrjen e këngëtarëve lirikë; Kastriot Tusha, Armaldo Kllogjeri, Erinda Agolli dhe Ardita Meni. Banda Frymore e Qytetit gjatë këtij koncerti do të interpretoj veç të tjerash edhe “Këngë popullore shkodrane” të oprkestruara nga Gjon Simoni, “Danse diabolique” nga Helmmesberger, “Vals” nga Shoshtakovic, “Hooked on Classics” nga Clark etj. Ndëkaq këngëtarët lirikë do të interpretojnë “Sole mio”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Neë York, Neë York”, pjesë nga opera “Traviata” , “Flauti magjik”, “Turandot” etj.

Koncertet do të zhvillohen gjatë mbrëmjeve në orën 20:30 në sheshet kryesore të kryeqyetit . Në 16 qershor në Sheshin Shtraus, 18 qershor pranë Pedonales, 19 qershor në Laprakë dhe 20 qershor në Sheshin Skënderbej. Banda e Qytetit përbëhet nga një dirigjent dhe 39 orkestrantë.

Banda e Qytetit organizon aktivitetin e saj artistik në bazë të kalendarit të Bashkisë së Tiranës dhe është pjesëmarrës në të gjitha eventet kulturore që zhvillohen në Qendrën Kulturore “Tirana” dhe ka për qëllim ruajtjen, mbrotjen dhe pasurimin e vlerave artistike të muzikës instrumentale.

Në përbërje të saj ka instrumenta si: trompë, trombon, pikolo, klarinetë, saks, bas, tambur, daulle, pjatë etj. Kjo orkestër rinovon çdo vit repertorin e saj, e cila përfshinë zhanre të ndryshme, si nga fondi klasik po aq edhe popullorë, marshe, hymne, etj. Ajo mblidhet një deri dy herë në muaj për prova sipas kërkesave që ka dirigjenti.