Banka Botërore jep një miliard dollarë kundër kequshqyerjes

17.10.2016 19:06:35

Përballë një vendi ku miliona fëmijë parashkollorë vuajnë rritjen dhe janë nën peshë, Banka Botërore njoftoi sot dhënien e një fond të veçantë prej një miliard dollarësh për të luftuar kequshqyerjen në Bangladesh.

Presidenti i grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim bëri njoftimin pas një takimi me ministrin e Financave të Bangladeshit, Abul Maal Abdul Muhith në Daka.

”Normat e kequshqyerjes në Bangladesh janë ndër më të lartat në botë, me rreth gjashtë milionë fëmijë parashkollorë, të cilët kequshqehen dhe janë nën peshë”, sipas dokumenteve zyrtare.

Kim mbërriti në Daka dje për një vizitë triditore për të përshëndetur suksesin e Bangladeshit në uljen e varfërisë.

Më shumë se 15 milionë njerëz kanë dalë nga varfëria në shtetin e Azisë Jugore që nga viti 1992.

“Fondi do të shpërndahet gjatë dy viteve të ardhshme për të përmirësuar shëndetin e fëmijës dhe për të ndihmuar në trajtimin e kequshqyerjes”, tha shefi i agjencisë së kreditimit.