Banka Botërore: Kosova me rritjen më të madhe ekonomike në rajon (Foto)

05.06.2017 15:02:46
Në raportin më të ri Banka Botërore për sivjet të publikuar dje, parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind.

Parashikohet që Shqipëria do të ketë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, Bosnja dhe Hercegovina (BeH)3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind.

Maqedonia pritet të jetë e fundit në rajon për rritje ekonomike, me vetëm 2,8 për qind, kurse vitin e ardhshëm 3,3 dhe në vitin 2019 rritje prej 3,8 për qind, shkruan lajmi.net.

Ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci.

Në vitin 2019 parashikohet rritje e ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind.

Në anën tjetër, sipas raportit të publikuar nga BB, Rusinë këtë vit e pret rritje ekonomike prej 1.3 për qind, kurse 1.4 në vitin 2018.

Kazakistani do të ketë rritje 2.4 për qind sivjet dhe 2.6 për qind vitin e ardhshëm.

Sa i përket Turqisë, rritja ekonomike në vitin 2017 do të jetë 3.5 për qind, kurse në vitin tjetër 3.9 për qind.

Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike globale sivjet do të jetë 2.7 për qind.