Banorët e Arbërisë, pos heqjes së therrave kanë edhe një mori kërkesash për Shpend Ahmetin

15.04.2017 09:42:16

 Shkallë më të rregulluara që të mos e thyejnë qafen, heqje të therrave nga gjelbërimi, ndriçim të rrugëve e shkollë. Këto janë disa nga kërkesat e banorëve të lagjes “Arbëria” për Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mund të ketë premtuar gjera më të mëdha në zotimet e ijë për Prishtinën, por banorët e lagjes “Arbëria” nuk duan ta ‘qajnë’ kokën për to. Ato duna shërbime publike më të mira për disa probleme që po përballën çdo ditë.

Tashmë kërkesat e tyre për Komunën i kanë adresuar edhe në Platformën digjitale.

Banorët e Arbërisë që jetojnë në Rrugën “Bajram Curri” po kërkojnë që të kenë më shumë gjelbërim në hapësirat publike të tyre. Që të bëhet kjo, ata kanë kërkuar heqjen e therrave që e ka kapluar një hapësirë publike, shkruan lajmi.net.

“Pjesa e gjelbëruar e lagjes që është nën Qendrën e Mjekësisë Familjare prej shkallëve e deri te rruga “Bajram Curri” duhet të hiqen therrat që janë rritë shumë”, kërkojnë ata.

Ndërsa, një tjetër kërkesë e kësaj lagjeje ka të bëjë me ndriçimin publik. “Duhet të rregullohet ndriçimi publik përgjatë gjithë rrugës “Metush Krasniqi” (me emërtime të reja), si dhe tek lojërat për fëmijë që janë pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare po në këtë rrugë”, thuhet në kërkesë. Ndërkaq, në përgjigjen e Komunës së Prishtinës thuhet se kjo rrugë mund të ndriçohet gjatë vitit 2017.

Banorët e Rrugëz “Zagrebi” po dëshirojnë që rruga e tyre të jetë më e pastër.

“Papastërtia e rr. Zagrebi është shume e theksuar kohëve te fundit. Rruga nuk është duke pastruar fare”, thuhet në kërkesë.

Një tjetër kërkesë që i është adresuar Komunës ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen “Arbëria”. “Meqenëse në lagjen ARBERIA nuk ka shkollë fillore, e kjo lagje është duke u rritur çdo ditë e më tepër mendoj se ka nevojë për një shkollë fillore në këtë lagje aq më tepër që edhe në lagjet për rreth mungojnë ose janë të stërngarkuara shkollat me nxënës. Besojmë që ky propozim të shqyrtohet nga autoritetet komunale, njëherit shprehim falënderim e mirënjohje për ndërtimin në kohë rekorde të çerdhes së fëmijëve në këtë lagje”, thuhet në kërkesë.

Qytetarët e lagjes Arbëria në Prishtinë, po e shohin si emergjentë intervenimin në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Në fakt, ata po kërkojnë që shkalla e drunjta që janë të vendosur në mënyrë vullnetarë, të zëvendësohet me një më të madhe të metalet nga ana e Komunës së Prishtinës. Madje, më të arsyeshme po e shohin që nënkalimi që është i vendosur tek rrethi te lagja e Spitalit, i cili nuk po shfrytëzohet, të dërgohet në atë lokacion.

“Duke jetuar dhe frekuentuar në këmbë çdo ditë rrugën që lidh lagjen Arbëria dhe Lakërishte , saktësisht kalimi i hekurudhës se trenit , shohë se sa e mundimshme dhe shumë i rrezikshme është ky kalim i këmbësorëve. Rruga që sjell nga Komuna e re ne Arbëri deri poshtë tek hekurudha e trenit është pa krye dhe pritet te lidhet me projektin e ri qe lidh dy rrethet, ati te madh dhe ati pran stadiumit te qytetit. Ky kalim qe përdoret jashtëzakonshmit shume nga qytetaret qe banojnë ne Arbëri është shume i rrezikshëm për shkak se duhet kaluar mbi shinat e trenit”, thuhet në kërkesë.

Ndërkaq, Komunës i është sugjeruar që të thyhet muri që ndodhët aty, në mënyrë që të kalohet më lehtë, ose të projektohet një shkallë në mënyrë profesionale, meqë ajo ekzistuese është bërë në mënyrë vullnetare dhe është shumë e rrezikshme.

Kërkesa më e madhe e tyre ka të bëjë me kyçja e lagjes së re Arbëria C3 dhe C2 në rrjetin e ngrohtores së qytetit.

“Ne banorët e lagjes Arbëria C3 dhe C2 kërkojmë nga Komuna e Prishtinës që në bashkëpunim me Termokos-in të mundësojë kyçjen e kësaj lagje në rrjetin e ngrohtores së qytetit. Lagja Arbëria C3 dhe C2 në një perimetër të vogël ka më shumë se 35 ndërtesa/blloqe banimi, rreth 45 hyrje përfshirë lokale afariste duke mos i llogaritur ndërtesat e reja që janë në fazën fillestare të planit të ndërtimit ose në ndërtim e sipër. Përpos nevojës dhe domosdoshmërisë për ngrohje kualitative dhe të vazhdueshme për banorët dhe veprimtaritë afariste, kyçja e kësaj lagje në rrjetin e ngrohtores së qytetit do të përkthehet edhe në leverdi ekonomike për vetë kompaninë kur merret para sysh numri i shfrytëzuesve nga ekonomitë familjare dhe ata afarist por edhe fuqia paguese e kësaj lagjeje. Gjithashtu, brenda këtij perimetri gjendet edhe ndërtesa e Komunës së Prishtinës, disa kopshte të fëmijëve, ambasada e SHBA-ve (në ndërtim e sipër)”, thuhet në një pjesë të kësaj kërkese që është adresuar për Komunën nga Këshilli i Lagjes C3 + C2.

Në përgjigjen e Komunës së Prishtinës ndajë kësaj kërkese nuk është caktuar ndonjë datë se kur mund të bëhet kjo zgjidhje për këta banorë, por u është thënë se do të shqyrtohet.”Sistemi i kogjenerimit është projekt për të cilin kane investuar Banka Gjermane, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Po ashtu edhe në zgjerimin e rrjetit investimet do të jenë të këtij formati. Gjithsesi se komuna do te shfrytëzoj te gjitha mundësitë me qellim te realizimit te kërkesave të banoreve jo vetëm te lagjes Arbëria por edhe lagjeve tjera, ngase kërkesa te ngjashme kemi edhe nga Kodra e Diellit, Kalabria etj. Tani ne u konsultuam edhe me zyrtare te Ndërmarrjes Termokos dhe na njoftuan se janë duke punuar ne hartimin e master planit i cili do te jetë udhërrëfyes për planet dhe investimet e ardhshme te zgjerimit te rrjetit”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Pos këtyre kresave, banorët e Arbërisë po përballën çdo ditë edhe më shkallët e rrezikshme që e lidhin këtë lagje më Tophanen.