Banorët e ‘Dardanisë’ -Prishtinë: Shpendi na refuzoi, presim përgjigje nga Kadri Veseli

19.09.2016 12:21:11

Janë 130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë të cilët rrezikojnë të mbesin përfundimisht jashtë.  Organet e sigurisë u kanë dhënë afat të largohen menjëher nga banesat.

Njëri prej banorëve, ka treguar për “Indeksonline” se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka refuzuar ata për takim. Pas kësaj, ata presin që kryetari i Kuvendit t’u bëj zgjidhje.

“Krejt secili përfaqëus i banesave e kanë lut me ja mundësu. Kemi bë edhe peticioni dhe kemi mbledh nënshkrimet për me na mundsu me fol edhe me Kadri Veselin.  Pse e kemi ne këtë fat, por fatin nuk e zgjedh kërkush. Po presmi tash përgjigje nga Veseli”, ka thënë ky banor.

Ndërsa ka treguar se edhe zyrtarisht u ka ardhë dokumentacioni që sot t’i lëshojnë banesat. /Indeksonline/