Banorët e Hadës dhe Shipitullës bllokojnë Komunën e Obiliqit

12.09.2017 09:43:34

Banorët thonë se nga puna që po bëhet në këtë vend po u rrezikohet jeta Përfaqësuesit e lagjeve Berbatovci, Krasniqi, Mirena dhe Mjeku të fshatrave Hade dhe Shipitullë, sot do ta bllokojnë Komunën e Obiliqit. Përfaqësuesit e këtyre lagjeve kanë bërë të ditur për KP, se duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 12:00, do ta mbajnë të bllokuar Komunën, duke mos lejuar asnjë punonjës, apo qytetar të hyjë në Komunë, në këtë rast në zyre nuk do të lejohet të shkojë as kryetari i Komunës. Sipas tyre, arsyeja e bllokimit të Komunës është, që të pengohet zhvillimi i debatit më qytetarë dhe të shprehin protestën e tyre kundër punës që është duke zhvilluar KEK-u pranë shtëpive të tyre në nxjerrjen e thëngjillit. Banorët thonë se nga puna që po bëhet në këtë vend po u rrezikohet jeta. Sipas tyre KEK-u është duke punuar ende pa filluar shpronësimi, ashtu siç edhe është vendosur nga Qeveria. Të ngjajshme Haradinaj viziton KEK-un dhe Komunën e Obiliqit Protesojnë banorët e Shipitullës Miratohet vendimi për shpronësimin e pronave në Hade dhe Shipitullë Shipitulla: Shpronësime dhe dyshime Gërxhaliu: Ka përpjekje për ta politizuar KEK-un Liberalizimi i tregut energjetik