Barça “manita” Celtës, kualifikohet në çerekfinale të kupës

12.01.2018 16:17:15

Rreth 1 muaj më parë, Celta Vigo e kishte ndalur në një barazim 2-2 brenda në Camp Nou, Barcelonën por ajo sfidë ishte e vlefshme për kampionat dhe ai barazim nuk ia ndërlikoi aspak pozitat në renditje skuadrës së Valverdes.

Nga ai barazim 2-2 te fitorja 5-0 e Barçës ndaj skuadrës galiciane në sfidën e kthimit të ruandit të 1/8 të Kupës së Mbretit. Në lojë ishte kualifikimi në çerekfinale dhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Vigo, Valverde nuk dëshironte t’i linte asgjë rastësisë dhe këtë herë hodhi më më të mirët në fushë.

Kaq mjatoi që Barcelona ta dominonte takimin dhe të merrte një fitore të madhe me shifrat 5-0 falë dygolëshit të Messit dhe finalizimeve të Suarez, Jordi Albas dhe Rakitic. Një sukses ky që konfirmoi dëshirën që ka Barcelona për të fituar çdo kompeticion të mundshëm ku merr pjesë në këtë sezon.