Bardhyl Meta: Falangat ruse po gurgullojnë në Ballkan

16.09.2016 16:52:05

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Bardhyl Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, lidhur me shfaqjet publike të falangave ruse, siç i quan ai. Arrestimi i dy gazetarëve rusë dje dhe i një rusi të uniformuar, sot, por edhe e ashtuquajtura ushtri ballkanase e kozakëve, kanë shqetësuar opinionin dhe kanë ngjallur reagime të shumta. Në këtë kontekst eshtë edhe reagimi i z. Meta.

Ky është reagimi i plotē i z. Meta:

“Fallangat Ruse (Paramilitarë, Agjent shërbimesh sekrete Ruse e pan-Ruse)  – gurgullojnë n’Ballkan: Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi e Republika Srpska…!?

Çfarë “koincidence: Dje,“Gazetarët” e nën-organizatës së Shërbimit Sekret Rus “News-Front”- Oksana Sazonova – shefe e seksionit (Serbi-Kosovë) dhe Sergej Belous, nxihen ilegal në Kosovë – ndërkohë që sot (16.09.2016), arrestohet edhe një rus tjetër i armatosur në Kosovë…

– Njëkohësisht, paramilitarët e organizatës Ruse të Bajkerave,“Ujqit e Natës” dhe oficere te shumtë Rus, formojnë në Kotor ditë më arë “Ushtrinë Ballkanike Kozake” – dhe i qojnë selam gjithë dynjasë se “Pranvera e Krimesë” (Aneksimi i Krimesë nga Rusia!) do t’sjellë gjithandej lirinë: n’Kosovë,  Mal te Zi, në Ukrainë – në “Republikën e vet-shpallur pro-ruse në Ukrainë,“Donjecke Narodne Republike“, pastaj në Republika Serpska, Poloni e vendet Baltike  (ku jetojnë disa milion rus) dhe gjetiu…

1. Kozakët-Rus në Kotor – ditë më parë – sharjet dhe kërcënimet me të mëdha i kishin kundër NATO-s, ngase ajo, paska me gllabërua këtë tokë të tyre sllave…, dhe së këndejmi ftonin për mobilizim, elementin serb dhe pro-rus në Mal të Zi…

2. Sipas Hierarkisë, siç u tha aty edhe zyrtarisht, “Ushtria Ballkanase Kozake”, përbërë nga vullnetarë dhe “ushtarë” rus, serb, malazias, serb të Republikës serbe të Bosnjës dhe aso pro-rus të Ukrainës – kurse i subordinohet Ushtrisë Qendrore Kozake të Federatës Ruse!

3. Misioni i tyre në Ballkan (dhe ish Jugosllavi), në aktet themeluese, thuhet të jetë “demaskimi i politikave dhe projekteve anti serbe, të perëndimit dhe të NATO-s” ndërkohë që, Rusinë e Putinit e shifin si fanar lirie dhe shpëtimtarë të errësirës që po e jetojnë, popujt (sllav) të Ballkanit”.

Me 22 Shtator, në anën tjetër, Milorad Dodik, Lideri i Republika Serpskës – pas izolimit diplomatik perëndimor ku është futur për shkak të iniciativës së tij për Referendumin e Republika Serpskës – është në vizitë tre ditore në Moskë, si i ftuar i Putinit, ku pret mbështetje te pa rezerve, jo vetëm politike…

Rrotë po shkon, apo më drejtë, një“Rusko ballkansko kollo” po luhet – jo vetëm rreth e rrotull nesh, por kapak, (me apo pa vetëdije) edhe tek ne n’Kosovë, Mal te Zi, Maqedoni e …!!!?

Syt’qel Kosovë, please!

Bekue qofsh, Amerikë!”