Bardhyl Meta ironizon koalicionin PAN: Strategjia e PDK-së, e “Trimave e të Guximshmëve” – në Fushatën Zgjedhore 2017 – “A lujna mesheftas”?

07.06.2017 12:57:20

1. Mos te shkojë kush në debate, sidomos në asnjë nga ato ballë për ballë – ngase aferat e shumta korruptive, skandalet dhe uzurpimet e pronës dhe parasë publike që dihen nga i gjithë populli – i lanë pa pikë fytyre në TV e ekran, përfaqësuesit e PDK-ës…!
2. PDK-ja tubimet po i organizon ashtu, që të takojë vetëm anëtarësinë ekstrem besnike dhe vetëm me anëtarësi ekstrem besnike e klienteliste ngase, strategët e hulumtimet i kanë thanë e dëshmuar, se është në humbje të votës – Andaj, cak kryesorë – është vetëm me e ruajt votën – me takime neper Oda, dhe vende te mbyllura…!
3. Tek-tuk, me qit Arbana Xharën si “Fytyra e Fillimit të Ri”(E marrun me qera!?) – që t’rrngjajë mesazhi se demek “do ta luftojmë korrupsionin e kriminelët e partisë, përmes saj”?! Qesharake, por këtë mesazh po donë ta përçojnë…!
– çfarë po ngjanë: 2 – 3 Tendencat për tubime më te mëdha, masive – një dështim total: Shihni çfarë u ngjau në Prishtine, Ferizaj, Skenderaj – aq pak njerëz kanë prezentë, sa duken si tubime nëndegësh…
– Ne Debate e duele Televizive, ndërkaq, fillimisht po u thonë redaktorëve të TV-ve – se po vijnë – “jam duke ardhë…, jam në Veternik, thonte Xhavit Haliti atë natë RTK-ës -, kurse në fund s’erdhi fare…!
– As s’guxon Kadri Veseli me dalë përballë Dr. Isa Mustafës – as s’po e len Ramush Haradinajn (por edhe ky spo guxon) me u përball me Dr. Avdullah Hotin!
As Xhavit Haliti su lejua nga shefi, Kadri Veseli, te dalë përballë Bardhyl Metajt e Glauk Konjufcës…!?
Përfundimi: E donë edhe një mandat – qashtu – edhe pa pas “fytyrë e përgatitje për Tema, çështje, debate e ballafaqime!
Po i donë tapitë e vendit,se i kanë fitue me 1999!?