Bardhyl Meta: O ta çojmë vendin në zgjedhje, o të bëjmë koalicion me VV-në!

12.06.2017 01:56:14

Bardhyl Meta, ka bërë para pak çastesh një postim në facebook, me anë të të cilit falenderon deri në përulje gjithë veprimtarët, komisionerët dhe votuesit e LDK-së dhe koalicionit të saj.

Në atë postim, z. Meta, po ashtu, qartëson qëndrimin e tij dhe alternativat para të cilave gjendet LDK-ja aktulaisht, e që ka të bëjë me mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, ose të bëhet koalicion me VV-në.

“- Të dashur qytetarë, votues te Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Koalicionit LAA
– Veçanerisht Ju, të dashur veprimtarë të shumtë të LDK-së, udhëheqës Shtabesh, komisioner qe po ruajn voten tone – anë e kënd Kosovës – pra Ju veprimtar që s’latë guri pa lëvizur: Ju, meritoni një falenderim shumë shumë të madh, të sinqertë dhe meritoni që t’Ju perkulet çdo njeri që e donë me zemër këtë parti… Meritoni që t’Ju perkulet e falenderojë e gjithë Kryrsia e Partise, Shtabi, dhe Lidershipi – per punen, besnikerine e perkushtimin Tuaj… !
Ju, ishit dhe mbeteni garanca e vetme e djeshme, e sotme dhe e neserme e partise sone, e cila perkunder situatës, është dhe mbetet garancë dhe shtyllë Kryesore e Demokracisë, Pavarësisë dhe Lirisë e ndërtimit të vendit – sikur edhe të Qeverisë së ardhme – por me kushtin e Qeverisë – pa PDK, AAK e Nisma…!
Ditët e ardhshme, duhet të lëvizim, por bashkarisht me Ju, drejt vendimit per-
nën 1. Zgjedhje te reja, apo
Nën 2. Koalicion te Kondicionuar me VV…
Sidoqe te jete: Ajo çfare dua te them, vetem si Individ, si kandidat i Juaji per Deputet – se une s’mund të bëjë asnjë minute më shumë, pa Ju falenderuar nga Zemra – per rreth 200’000 vota qe mblodhet…
Me nderime e perhere falenderues
Bardhyl Meta”