Basha kërkon drejtësi për rastin e Arditit

11.08.2016 21:15:21

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ishte sot për vizitë në familjen e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari i cili u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës 4 ditë më parë.

Basha ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje  me prioritet, duke thënë se familja e Arditit vetëm atëherë do të mund të lehtësohej sadopak.

“Çfarë ka ndodhur natën e 6 gushtit në landfillin e Sharrës? Kjo duhet zbardhur me çdo kusht. Por një gjë është dhe duhet të jetë e qartë për këdo që ka përgjegjësi për zbardhjen e kësaj ngjarje. Drejtësi duhet të ketë dhe drejtësi do të ketë. Dua sot tu bëjë thirrje autoriteve përgjegjëse të zbardhin me prioritet këtë ngjarje të rëndë e forca e ligjit të veprojë me ashpërsinë maksimale mbi këdo që po përpiqet të fshehë përgjegjësitë. Vetëm në këtë mënyrë do të lehtësohej sadopak dhimbja e pakufi e prindërve dhe familjarëve të Arditit”, ka shkruar Basha në deklaratën e tij dërguar mediave.