Basha kthen përgjigje: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri

15.04.2017 11:47:03

“Zgjedhje të lira e të ndershme do ketë vetëm me qeveri teknike. Kërkoni ndihmë ku të doni, por pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Sa më shumë kohë t’i merrni shqiptarëve, aq më e rëndë do jetë fatura për vendin, por ju siguroj se këtë do ta paguani ju, – u shpreh Basha në lidhje me takimin Rama-Meta. – Zgjidhini punët me socialistët tuaj të inkriminuar, se me PPE ka se kush flet. Nuk zgjidhen punë këtu nga jashtë. Rruga për dialog është e hapur nga ne, por harrojeni se dialogu do të kushtëzohet nga ata që kanë frikë të lënë pushtetin. Dialogu ka vetëm një rrugë: qeveri teknike dhe mandati për zgjedhjen e një qeverie që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Basha u shpreh i palëkundur për qëndrimin e opozitës dhe përsëriti: “Kjo është një qeveri e inkriminuar dhe duhet të shkulet me rrënjë, nga kryeministri e deri te çdo ministër kjo qeveri duhet të largohet, rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të pasur”.