Basha: Ky është fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar

30.12.2016 19:08:01

Me rastin festave të fundvitit dhe ardhjes së vitit 2017, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe bilancin e 2016.

Sipas tij, ky është fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar që u hoqi njerëzve ndihmën ekonomike, rriti çmimin e energjisë, shtrenjtoi naftën e të tjera rezultate negative të qeverisjes së Edi Ramës.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Bilanci 2016 dhe fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin:

Hoqi 40 mijë familje nga ndihma ekonomike, e bëri më të vështirë pagesën e papunësisë, la mijëra persona me aftësi të kufizuar pa pagesë, rriti çmimin e energjisë, nafta më e shtrenjta në rajon, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnjë investim i ri publik, rriti me 2 përqind papunësinë, ditën e përmbytjes së mijëra familjeve nga uji dhe balta iku për ekspozitë pikture në SHBA, rriti kreditë e këqija me 5 përqind, 140 milionë dollarë më pak kredi për biznesin se një vit më pare, zero mbështetje për fermerët, shkatërroi zgjedhjet në Dibër, rrënoi shëndetësinë ndërkohë që ka ndarë 100 milion dollarë për koncesionin e radhës, shkaktoi kaos, ankth dhe padrejtësi per mijëra maturantë dhe familjet e tyre, mbuloi Shqipërinë me drogë, nuk u nda asnjë ditë nga krimi, mbrojti deri në fund Rroshin, thelloi aleancën me trafikantët, i dha garanci dhe liri Lul Berishës, bllokoi integrimin europian, vrau shpresën për 80 mijë shqiptarë që braktisën edhe këtë vit vendin.?