Basha mbledh aleatët në selinë e PD-së

21.10.2019 21:32:47

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët e tij.

Mësohet se mbledhja nisi rreth orës 17:00 në selinë e PD.

Në fokus të diskutimeve ishte situata politike në vend pas dështimit me hapjen e negociatave. Temë kryesore ishte edhe reforma zgjedhore, për të cilën Rama tha sot se do ta votojë brenda këtij viti me deputetēt e opozitës që janë në Kuvend.