Basha: Përparësia ime absolute është ndryshimi që duan shqiptarët

09.07.2019 20:26:27

Kryeopozitari Lulzim Basha ka publikuar një video pas protestës së 10 kombëtare që PD dhe partitë aleate zhvilluan dje në Tiranë. Basha thekson se “sot shqiptarët janë të etur për ndryshim.”

“Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore”, shprehet Basha

Sipas kreut të PD-së, ky ndryshim vjen vetëm me zgjedhje të lira.

“Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do t’i hapin rrugë ndryshimit të vërtetë”, thotë ai.

Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, thekson Basha, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari.