Basha: Rama mbolli krimin në vend, nuk mund ta luftojë

03.03.2018 14:13:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, ku akuzoi sërish qeverinë për kapjen nga krimi dhe droga.

Ai theksoi se jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri, është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që mbollën krimin në vend.

“Javët e fundit po shohim realitetin e vërtetë të krimit në Shqipëri. Ajo drogë që kapet, është shumë herë më e vogël në sasi, sesa ajo që në të vërtetë kalon. Në vend të investimeve të huaja, ne tani kemi tregun e kokainës”, u shpreh Basha, shkruan Top Channel.

“Edi Rama është i zhytur dhe i kapur nga trafikantët e hashashit dhe kokainës. Për sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, do të arrestohen vetëm shoferë dhe do të promovohen drejtuesit e vërtetë të krimit. Sot, jeta dhe prona e shqiptarëve është e kërcënuar nga paratë e krimit”.