Lideri i opozitës tha se Rama, duke qenë në orët e fundit në karrigën kryeministrore, po i fryn përçarjes së shqiptarëve.
“Të ndalësh demokracinë me krim dhe drogë nuk është aspak patriotike dhe të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme nuk është aspak anti-europiane. Anti-europian është vetëm projekti i Ramës për kapjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve”, tha Basha.
Në çadrën e protestës së opozitës, ka marrë pjesë sot edhe ish-kongresmeni amerikan Bob MvEwen, i cili përshëndeti protestën dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të shqetësuara për situatën politike në Shqipëri.
“Sot është koha për dialog dhe për të ushqyer besimin ndaj Shqipërisë së re. Çështja nuk është aq e ngatërruar, sepse ata që duan realisht Shqipërinë, janë të bashkuar. Personi që nuk i bashkohet këtij koalicioni, nuk e vlerëson demokracinë”, tha ish-kongresmeni amerikan.