Basha urim për Krishtlindjen: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

24.12.2016 21:17:08

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur urimet për festën e Krishtlindjeve.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë Gëzuar Krishtlindjen. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha në një status në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.