….”Bashkebisedim midis miqve dhe ndihma dhe mendimet e vlefshme te mikut tim Rifat Ismaili…!!!”

14.10.2020 23:03:58
Nga: Pirro Minella
… Rrjetet sociale sot te bejne te mundur te komunikosh, te shpalosesh mendimin tend, pervojen tende dhe te marresh edhe mendime te vlefshme nga dashamires.
Nje postim ne profilin e Rifat Ismailit, qe njihet si profesionist ne fushen e letersise, ka kontribut te pacmuar si krijues por edhe si nje kritik teper parimor dhe i afte..
Postimi ishte “ARENA VIRTUALE E ABSURDIT” .Nuk mund te bej analizen e kesaj problematike te ngritur se nuk jam dhe as qe mund te jem profesionist, se jam i specializuar ne fhse tjeter, por edhe une u bashkova me shqetesimin e ngritur dhe bera komentin tim:
“Me pelqen shkrimi juaj miku im Rifat Ismaili une kurre nuk mund te mbaj mbi supet e mia te quhem letrar i mirefillte apo te pretendoj se e njoh kete fushe. Kam nje karriere financieri mbi 42 vjecare, por ketu shkruaj se kam jetuar dhe kam se cfare te tregoj,. E vertete ne Fc qarkullojne mbi 5000 poete pa lincense, kurse prozatore ka shume me pak dhe jane te mirefillte profesioniste. Ne skicat dhe essete qe une levroj jane te zhanreve te ndryshme, si romanca, dedikime per njerezit e larguar nga jeta, kujtimet e mia qe nuk jane thjshtr personale se kam sherbyer ne sektorin publik edhe problematike te ndryshme por kurre letrar i mirefillte. Nje dashamires i letersise dhe nje bashkebisedues i kendshem me lexuesin qe me ka ndjekur ne rrugetimin tim te jetes,si bashkepunetore ne ato institucione ku kam punuar.!!”
E menjehershme ishte pergjigja e mikut tim Rifat Ismaili:
“Shume faleminderit mik krijues per vleresim dhe mirekuptim. Ne thelb te ketij shkrimi une nuk e kam fare se cili eshte apo jo letrar, ajo s me takon mua ta vendos por lexuesit. Une ngre shqetesim per disa aspekte negative te fejsbukut; letrare qe duan me cdo kusht te ulin meritat e te tjereve, disa te tjere qe pergojojne e hyjne ne jeten private te tjereve, per disa qe tu hiqnin miq te medhenj dhe ishte krejt hipokrizi.. etj. Per mua secili te shkruaje per ate qe ndjen dhe per aq aftesi qe ka. Ju uroj frymezim te mbare e suksese!”””
…..Kurse ne mbremje vone ne qetesine e nates perseri bashkebiseduam me mikun tim Rifat per shume ceshtje, si njerez te perditshem, per familjet tona dhe gjuha vete ku “dhemb” dhembi. Tek letersia tek krijimtaria.
-Per se je merzitur miku im Rifat?
-Po s’jam merzitur , vetem jam zhgenjyer ca, nga disa persona, qe jane miq te rreme e mosmirenjohe E keshtu jane njerezit.
-Kam punuar ne pozicione pune te rendesishme si une dhe gruaj dhe sot askush nuk kujtohet me.
-E di, te lepihen sa kane hall. Njerez pa dinjitet, absurd i gjalle.Jeta ne Shqiperi eshte e veshtire. Te ndjek here pas here ne skicat qe poston shkruan shume. Je si miniere florir. Une ti pelqej. Se jane proza te shkurtra e nuk te lodhin.. vetem te sugjeroj mos te shkruash perdite ne fb se lexuesit humbin interesin., Jam marre shume me letersi. Psh . Bukovskin e kam perkthyer une nder te paret. Ma botoi librin Shtepia botuese Naim Frasheri ne 2001.
-Ti je profesionist, une thjesht financier pak romantik, por shkruaj paster, rrjejdheshem. Mendoj ne fillim te viti tjeter te botoj me tirazh rreth 300 kopje.
-Ashtu beje. Po i pate pese leke per te shpenzuar beje. Se ato do mbeten. Nuk duhen shum leke per nje liber. Vjet botova nje liber 100 faqe lluks 300 kopje e harxhova diku tek 500 000 mij leke
– Mendoj te nxjerr vellimin e pare rreth 120 faqe jo me shume.Une e pelqej stilin tend ke bote, ke dhe guxim.
-Degjo. Lidhu me nje botues shpirtmire. Mos boto 300 kopje se s te hyjne ne pune. Nuk ka shitje. Boto 50 kopje, ose maksimumi 100 kopje.
-Kam te pakten 100 shoke qe presin ti botoj.
-Ate po te them. 100 kopje mjaftojne. Dhe ja dhuron miqve qe ke me per zemer. Bukur. Do hysh ne historine e letersise shqiptare si nje nga krijuesit me te zellshem te prozes se shkurter.
-Jo, e kam shlodhje kur shkruaj.
-Po dhe une. Kenaqesi shpirterore. Une shkruaj pak ne kete periudhe. Mendoj se duhet te besh nje liber biografik.Te shtjellosh nga jeta jote castet me interesante. Nga koha qe ruan memorje e gjer me sot. Per punet, per ato qe te kan ndodhur, per intrigat e jetes, per dashurite dhe dashnoret etj. Kjo do ishte dicka qe do ja vlente. Tamam. Duke nisur nga femijeria e gjer tani. Do dilte dicka spektakolare Mire Pirro po s ma more per keq po hyj pak ne fb dhe pastaj po fle. Flasim prape neser
-Jo. Me fal ishte kenaqesi, por mos harro u krijua dhe skica e jone, ta mora intevisten. Ishte kenaqesi komunikimi me ty miku im.
-Edhe per mua. Mos harro c te thashe. Libra me 100 kopje kur te jepet mundesia, aktivizo te te sponsorizojne pak dhe miqte. Dhe librin biografik. Do te te lidh me vone me ndonj tjeter, si te lidha me Zeqirja Ismailin..
….Skicen qe mendoj te thurr per biseden tone, do ta korrektojme bashke dhe me “Ok” tuaj do e postoj. -Shume mire te falenderoj. U ndame duke i thene njeri tjetrit naten e mire …..