Baxhaku premton bashkëqeverisjen me elitën profesionale me qëllim të riparimit të dëmeve të PDK-së në Prizren

25.09.2017 10:56:58

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dr Hatim Baxhaku së bashku me prof Dr Avdullah Hoti, kryetarin e degës Dr Haxhi Avdyli  dhe deputetin Driton Selmanaj u takuan me elitën intelektuale e profesionale të penzionuat të Prizrenit.

Ata dëgjuan shqetësimet e tyre, si dhe idetë për përmirësimin e jetës në Prizren, shkruan fokusi.org.

Kandidati për kryetar Dr Hatim Baxhaku u premtoi që do të punoj bashkë me ta dhe me secilin qytetar të Prizrenit me qëllim të riparimit të dëmeve të keqqeverisjes së PDK-së./fokusi.org/