Bayer Leverkusen kalon Hertën e Berlinit

22.01.2017 22:09:49

Bayer Leverkusen shkelmon përkohësisht krizën e kampionatit duke e nisur vitin 2017 me një fitore morali ndaj Hertës së Berlinit me rezultatin 3-1. “Aspirinat” dominuan ndaj kryeqytetasve me një sukses të merituar që i ngjit në kuotën e 24 pikëve, ende larg zonës europiane, ndërsa Herta zbret në vendin e pestë. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të shënuar që në minutën e 12 me autor Omer Toprak.

Ritmi u rrit edhe më shumë gjatë minutave në vazhdim, por ishte sërish Bayer Leverkusen që gjeti rrugën e rrjetës në të 36-ën me autor Hakan Calhanoglu, i cili transformoi në gol penalltinë e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Plattenhardt. Gjithsesi, Herta nuk u dorëzua dhe e rihapi ndeshjen në minutën e fundit të pjesës së parë me Valentin Stocker që vetëm pak metra larg portës nuk gaboi. Disi më e ekuilibruar pjesa e dytë me Bayer Leverkusen që kërkoi të menaxhonte avantazhin, madje shënoi edhe golijn e tretë dy minuta nga fundi.

Në ndeshjen tjetër Mainz dhe Koln u ndanë në paqe pa gola. avarësisht intensitetit të madh gjatë pjesës së dytë, asnjë prej skuadrave nuk arriti të zhbllokonte rezultatin duke u mjaftuar me nga 1 pikë.