Bayern ‘minimal’, në Hamburg e nderon një francez

21.10.2017 22:57:21

Bayern Mynih ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 0-1, në Hamburg dhe të barazojë me pikë Dortmundin kryesues, me 20 pikë pas 9 javësh të luajtura.

Bavarezët e Heynckes dominuan takimin, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë më tepër se një herë, ndërsa hero ishte francezi Tolisso, i ardhur këtë verë.

Vlen të përmendet se Hamburgu luajti për më tepër se 50 minuta me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Jung, ndërsa mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj luajti gjatë gjithë 90 minutëshit.