Bayerni turpëron Arsenalin, Ramos hero i Realit

08.03.2017 00:16:01

Sergio Ramos “shuan” vullkanin “San Paolo” me një dygolësh me kokë, duke qenë vendimtar në fitoren 1-3 me përmbysje të Realit të Madridit ndaj Napolit, rezultat që kualifikon spanjollët në fazën cerekfinale të Championsit, pasi me të njëjtat shifra mbajtësit e trofeut kishin triumfuar edhe në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi 30-vjecar edhe këtë radhë doli në skenë në momentin më të vështirë të skuadrës së tij, kur Napoli kryesonte 1-0 me gol te Mertens në pjesën e parë  dhe po kërkonte me ngul finalizimin që do t’i jepete kualifikimin. Në minutën e 52-të Toni Kross ekzekuton një këndore që gjen kokën e numrit katër të Realit, me topin që përfundon në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më pas, sërish këndore për Realin, por në krahun tjetër. Edhe në këtë rast Kross e dërgon topin në zonën ku ndodhet Ramos, që pasi fiton duelin ajëror me Hysajn dhe Koulibalyn, realizon golin e sigurisë për Realin i ndihmuar edhe nga devijimi i Mertens në tentativë për të larguan rrezikun. Në kohën shtesë pati kohë edhe për golin e 1-3, që mban firmën e Alvaro Moratas.

Asnjë surprizë në takimin e “Emirates” mes Arsenalit dhe Bayernit të Mynihut. Përkundrazi, kampionët e Bundesligës, që kishin fituar 5-1 në “Allianz Arena” triumfuan me të njëjtin rezultat edhe në Londër, duke zhvilluar një pjesë të dytë fantastike. Në pjesën e parë realizoi Theo Walcot për Topcinjtë, finalizim që thjeshtë i zgjoi bavarezët që e morën lehtë kundërshtarin. Arsenali pësoi një goditje të rëndë në minutën e 53-të me ndëshkimin e Koscielny-t me karton të kuq pas dy të verdhave. 11-metërsh për Bayernin, që shndërrohet në gol nga Robert Lewandowski. Në superioritet numerik skuadra e Ancelottit shënoi edhe 4 gola të tjerë me Arjen Robben që përfitoi nga një gabim i mbrotjes, Dauglas Costan, dhe Arturo Vidal me dygolësh. Eliminim i turpshëm ky i skuadrës së Weneger me rezultat të përgjithshëm 10-2.