Bazaj thotë se Lladrovci nuk u sulmua

10.10.2017 16:21:43

Kryesuesi i Asamblesë së Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj që thuhet se kryetari i kësaj komunë, Ramiz Lladrovci është sulmuar një natë më parë.

“Kjo është gënjeshtër, ai nuk është sulmuar, mirëpo është një mashtrues i madh”, ka thënë Bazaj përmes telefonit për klankosova.tv.

“Ai ka qenë në Tërstenik, ku ka pasur një takim me banorët dhe më pas i ka ofenduar ata”.

“Lladrovci u ka thënë atyre se nëse s’u pëlqen gjendja atje le të dalin e të kërkojnë azil”, është shprehur Bazaj, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk kam hedhur gurë ndaj tij, po të doja ta bëja atë, do ta bëja hapur. Dikush prej banorëve atje ka hedhur një gur pas ofendimit që Lladrovci u ka bërë atyre.”.

Më tej Bazaj ka thënë se Lladrovci është njeriu më i korruptuar në vend