BBC: Dështimi sekret i CIA-s në Shqipëri

18.08.2016 18:42:37

Në një artikull të sotëm, BBC shkruan se spiunazhi amerikan dhe ai britanik u angazhua në vitet ’50 në Shqipëri gjatë regjimit komunist për të rrëzuar diktatorin Enver Hoxha.

Por, ky ka qenë një nga dështimet e CIA-s dhe MI6, dhe që është mbajtur sekret për vite me radhë.

Ja çfarë shkruan BBC:

Kru CIA amerikane dhe MI6 britanike nisën një operacion të përbashkët në fillim të vitit 1950 për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, ajo përfundoi një katastrofë, transmeton syri.

Gjatë katër viteve, ata ishin mundur nga Sigurimi, Shërbimi Sekret Shqiptar, dhe 300 prej agjentëve të tyre përfunduan të vdekur. Për shumë vite, faji i dështimit iu adresua Kim Philby, agjent i shërbimit sekret britanik që spiunonte për sovjetikët.Por historiani britanik Steve Long, tani ka gjetur prova të reja.