BBC njofton: Shqipëria prodhuesi më i madh i drogës në Europë, së shpejti investigimi dhe faktet

29.11.2016 13:45:32

Televizioni publik britanik BBC ka bërë një investigim për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, një fenomen që është përhapur së tepërmi gjatë këtij viti.

BBC njofton se ka bërë një dokumentar në vendin tonë, e cila e cilëson Shqipërinë si prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë.

“Kjo industri e paligjshme mbikëqyret nga grupet e krimit të organizuar. Shumica e drogës trafikohet jashtë dhe shumica e fshatrave varen nga paratë që përfitohen nga shitja e saj. Qeveria shqiptare po përpiqet të luftojë këtë industri duke asgjësuar miliona bimë narkotike”, raporton shkurtimisht BBC.

Investigimi i plotë do të publikohet gjatë ditës së sotme, e cila do të përcjellë fakte dhe detaje të kultivimit të drogës dhe implikimit të zyrtarëve.

A do ta quajë Kryeministri Edi Rama edhe BBC një “media të kazanit”?