BBC: Treni Serbi-Kosovë eskalon në kërcënim ushtarak

15.01.2017 20:10:15
Serbia ka paralajmëruar se do të mbrojë “në çdo mënyrë” për atë që e pretendon si territorin e saj në Kosovën fqinje.
Presidenti Tomislav Nikolic ka akuzuar Kosovën se po kërkon luftë, pasi një tren i pikturuar në ngjyra të flamurit serb dhe fjalët “Kosova është Serbi” u pengua në kufirin kosovar, shkruan BBC.

Kosova e pa trenin si një provokim të qëllimshëm.  Në rritje tensionesh, Nikoliq ka thënë se do të jetë i gatshëm për të dërguar ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë, nëse është e nevojshme. Kosova, historikisht provincë e Serbisë, shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ajo është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA-ve por jo nga Serbia apo aleati i saj Rusia.

Treni  ishte paralajmëruar si një lidhje e rëndësishme e transportit nga ana e Serbisë, si   lidhja e parë e drejtpërdrejtë midis kryeqytetit serb, Beograd dhe Mitrovicës së veriut të Kosovës, që nga viti 2008.