BDI: Kemi fituar 100 mijë vota në nivel republikan

15.10.2017 23:20:01

Shefi i shtabit të BDI-së, Fatmir Besimi përmes një pres konference për media deklaroi se BDI në këto zgjedhje ka fituar 100 mijë vota në nivel republikan, raporton Zhurnal.

Ai madje potencoi se Kërçova dhe Pllasnica janë fituar çysh në rrethin e parë. Besimi permendi edhe komunat ku BDI shkon në balotazh me partitë tjera më 29 tetor.

“BDI në këto zgjedhje lokale arrin 100 mijë vota në nivel republikan. Për të konfirmuar fitoren bindese të BDI-së në vazhdimësi, kjo dëshmon se BDI ishte është dhe do të mbetet partia më e madhe shqiptare në RM. Partia e parë dhe fituese e shqiptarëve të Maqedonisë. Falemnderojmë çdo votues e qytetar dhe cdo aktivist që i qëndroi besnik liderit tonë Ahmeti. BDI është pafundësisht mirnjohëse ndaj besimit tuaj. Fitore e 11 rradhazi. Fitorja ju takon juve, me fitoren e BDI-së fitojnë gjithë qytetarët. E para jemi në Kërçovë me 8 mijë vota epërsi, në Pllasnicë, gjithashtu me rezultat fitues në raundin e dytë BDI do të shkon me ASH në Gostivar, BDI në raundin e dyt me Besën në Çair me 2 mijë vota epërsi, BDI në raundin e dytë e Besën në Saraj me 3 mijë vota epërsi, BDI me Aleancën në rreth të dytë në Bogovinë, BDI me ASH në rrethin e dytë në Vrapçisht, në raundin e dytë në Zhelinën BDI me Besën, me 600 vota epërsi BDI garon në Tearcë në rrethin e dytë me Besën, në Dollnen BDI me LSDM do garon në rrethin e dytë me 500 vota epërsi. Në Strugë vazhdon numërimi i votave dhe kandidati ynë shkon në balotazh, në Diber BDI në rreth të dytë do të garon me ASH me 500 vota epërsi”, ka deklaruar shefi i shtabit të BDI-së, Fatmir Besimi.