BE i tha ‘jo’ Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mogherini: Gabim historik, shpresoj që…

21.10.2019 11:30:49

Federica Mogherini, shefja për politiken e Jashtme te BE, e ciolwsoi njw gabim historik vendimit te BE-se, për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një shënim në blogun e saj, postuar edhe në llogarinë në Twitter, me titull “Dy vendime të rëndësishme dhe një gabim historik”, Mogherini e nis fjalën pikërisht me vendimin e vështirë sipas saj dhënë nga Këshilli Evropian.

“Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt”- shkruan ajo.

Me tej, ndalet ne dy vendimet e rëndësishme të marra: Këshilli mori dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me qeverinë e Londrës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe konfirmoi vendimet që kishim marrë të hënën me ministrat e jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri.

Përgjigja jonë ndaj sulmit të Ankarasë ndaj kurdëve sirianë ishte e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm që kemi dënuar ndërhyrjen, por kemi vendosur që Shtetet Anëtare do të ndalojnë shitjen e armëve në Turqi – secila në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar – dhe ne kemi miratuar sanksione ekonomike në përgjigje të veprimtarive turke jashtë bregdetit të Qipros.