Befason Barcelona, interesohet për Moratan

11.01.2019 11:46:00

Barcelona ka bërë një kthesë të befasishme në merkato. Ata tani po kërkojnë shërbimet e një sulmuesi.

“Sport” shkruan se Barca po interesohet për sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata, transmeton lajmi.net.

Pasi është bërë e ditur se Munir El Hadadi do të largohet nga klubi, ata po shikojnë që të huazojnë një lojtar sulmues.

Ata kanë shqyrtuar mundësië për të huazuar Moratan, i cili më herët ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek Sevilla.

Lojtari nuk po kalon kohë të mirë me Chelsea dhe atje janë duke kërkuar që ta zëvendësojnë atë.

Spanjolli me gjasë do të ishte një zëvendësues për Luis Suarez, i cili është sulmuesi i vetëm klasik  tek Barca.