BEG fillon me aksionin për kyçje pa pagesë të sistemit për ngrohje

22.08.2016 22:32:32

“Ballkan energy group” fillon aksion për kyçje pa pagesë në sistemin e ngrohjes, informojnë nga kjo kompani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksioni do të vazhdojë deri në 15 shtator ndërsa të gjithë konsumatorët e interesuar të cilët dëshirojnë të kyçen në sistemin e ngrohjes deri në fillim të sezonit të ngrohjes duhet të paraqiten sa më shpejtë.

“Aksioni për kyçje pa pagesë do të realizohet sipas parimit “i pari i paraqitur i pari i shërbyer”, njoftojnë nga kjo kompani.

Sipas vendimit të fundit të Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi i ngrohjes për amvisëritë u zvogëlua për 10,93 për qind.