Bëhen 12 vjet nga vdekja e Komandant Plakut

21.03.2017 09:29:24

Sot bëhen 12 vjet nga vdekja e gjeneral Xheladin Gashit, i njohur si Plaku.

Ai zhvilloi një veprimtari të bujshme edhe para themelimit dhe aktivitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm qysh në themelimin e parë të strukturës së UÇK-së.

Komandant Plakun e gjeti vdekja në krye të shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar shkolla fillore në Komoran, kurse, ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e kishte dekoruar me medaljen ‘Heroi i Kombit”.

Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku u lind më 25 maj 1946 në Bushat (Kamoran).

Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji- Kimi.

Pas mbarimit të studimeve, ai filloi punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ishte edhe drejtor i kësaj shkolle. Plaku vazhdoj punën si pedagog në Bushat, të cilën e kreu gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale.

Plaku qysh në fillim kontribuoi në trasimin e linjave të para të komunikimit në mes shumë grupimeve dhe personave në strukturën e UÇK-së.